Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Kush janë 26 të arrestuarit e SPAK-ut, dërgonin qytetarë me viza false drejt Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë

26 persona janë vënë në pranga këtë mëngjes, gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Top Channel, ka siguruar emrat e 26 të arrestuarve, mes tyre edhe një polic gjatë operacionit “Nomada”, të cilët ndihmonin qytetarët për kalim të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë.

Bashkim Sula, Njazi Ademaj,  Fitim Rama, Ylli Brahimaj, Gridi Elezi Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Adrian Mema, Maksim Domi, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Roland Islamaj, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Eriola Spaho, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale si 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumenteve, kompjuterë e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumente të tjera me rëndësi për hetimin.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat, njoftoi se operacioni u koordinua me homologët në Itali e Kosovë, ndërsa për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button