
Tirana, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm, të ushqyer nga një vizion ambicioz për të ardhmen, sikurse është parashikuar “Masterplanin Tirana 2030”.
Ky plan është hartuar nga arkitekti I njohur italian Stefano Boeri, që synon të riformësojë kryeqytetin në një qendër urbane të qëndrueshme, të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse, me fokus në rritjen e densitetit duke rritur cilësinë e jetës për banorët e tij.
Natyrisht që vëmendje të madhe ka marrë projekti “Grand Park Skyline”, që do të jetë pranë Liqenit Artificial, duke shtuar një strukturë madhështore në horizontin e qytetit.

Projekti, i konceptuar nga arkitekti i njohur zviceran Valerio Olgiati, përfshin dy struktura rezidenciale, të gjitha me fokus në luks dhe harmoni me mjedisin përreth. Kompleksi pritet të ofrojë: 530 apartamente rezidenciale, 184 dhoma hoteli, Dy restorante luksoze, Pishinë, banjë dhe palestër në çati, Mbi 800 vende parkimi nëntokë.
Ndërtesat janë projektuar për të maksimizuar dritën natyrore dhe për të ofruar pamje panoramike të parkut dhe liqenit, duke premtuar një përvojë jetese dhe mikpritjeje të klasit botëror.

)