Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë: Turistët nga Kosova po braktisin Shqipërinë, për Greqinë dhe Bullgarinë. Ja aryet

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, u shpreh se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.

Sipas tij, faktor kryesor është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës.

Megjithatë Kurtishaj shprehet se shumë pushues nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve.

“Viti 2024 ka lënë të kuptohet që nuk ka turizëm të qëndrueshëm për disa zona të Shqipërisë pa shqiptarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ka bërë një ndryshim nga viti 2023.

Për dy dekada ne kemi qenë të izoluar nga bota për mundësinë e lëvizjen e lirë.

Ishte fat i mirë që liberalizimi u bë në janar dhe shumë shqiptarë të Kosovës plotësuan ëndrrën e tyre për të vizituar vendet e rajonit, siç është Greqia, për shkak se shumë prej nesh para 20 vitesh i kanë kaluar në Greqi dhe Bullgari dhe unë mendoj që kjo mungesë e pushuesve të Kosovës nuk është pa arsye.

Sipas statistikave ka një rrënje të dukshme të peshuesve dhe rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesore.

Sigurisht dhe gjetja e plazheve alternative si Greqia dhe Bullgaria mund të jetë një tjetër arsye pse mungojnë turistët prej Kosovës.

Megjithatë unë nuk e kuptoj pse duhet të paguaj një pije që kushton 200 lekë në Durrës dhe 700 lekë në jug” tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button