Aktualitet/LajmePolitike

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

U zhvillua sot, më 16 dhjetor, Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët që mblodhi autoritete publike, partnerë evropianë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata të medias, me synim vlerësimin e ecurisë vjetore dhe adresimin e problematikave që vijojnë të hasen në zbatimin e së drejtës për informim.

Gjatë konferencës u prezantua bilanci vjetor i transparencës institucionale, ku u evidentuan arritjet kryesore, por edhe sfidat që kërkojnë ndërhyrje konkrete, si vonesat në kthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion, cilësia e informacionit të ofruar dhe nevoja për forcimin e kapaciteteve të autoriteteve publike.

Në fjalën e tij, Ambasadori Michel Tarran, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, vlerësoi arritjet në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, duke veçuar miratimin e ligjit të ri në dhjetor 2024, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara. Sipas tij, legjislacioni i ri është tashmë i harmonizuar plotësisht me rregulloren e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave dhe direktivat përkatëse.

“Dëshiroj të theksoj arritjet kryesore të bëra për mbrojtjen e të dhënave, miratimin e ligjit të ri në dhjetorë të 2024 që shënon një hap përpara. Ky legjislacion tani është i harmonizuar plotësisht me rregulloren e mbrojtjes së të dhënave të BE-së dhe direktivat në zbatim të saj. Rezultati i bashkëpunimit disa vjeçar nën udhëheqjen e institucioneve tuaja parashikohen në këtë ligj i cili parashikon në formën e përpunimit të të dhënave ndërkohë që forcon dhe të drejtën e mbrojtjes të inidividit duke u reflektuar për bashkëpunimin tonë  vërej një bashkëpunim të frytshëm midis pranisë së OSBE në Shqipëri dhe institucionit tuaj”, u shpreh Tarran.

Ai theksoi gjithashtu se iniciativat e OSBE-së janë përqendruar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në qasjet praktike për mbrojtjen e të dhënave, si dhe në lidhjen mes të drejtave të njeriut dhe teknologjive digjitale.

“Iniciativat tona janë përqendruar tek rritja e ndërgjegjësimit dhe qasjeve praktike të mbrojtjeve të të dhënave dhe lidhjet kryesore midis të drejtave të njeriut dhe teknologjive digjitale. Ky aktivitet na tregon se si teknologjitë na prekin privatësitë , llogari dhënien dhe praktikën e institucioneve. Prania OSBE në Shqipëri mbetet e angazhuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionin tuaj”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Back to top button