Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë këtë të hënë drejt Italisë, në Romë ku dhe do të marrë pjesë në prezantimin e “Giro d’Italia”.
Rama do të marrë pjesë në prezantimin e garës së çiklizmit, ndërkohë deri më tani nuk dihet ende nëse do të ketë një takim me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Shqipëria do të jetë epiqendra e Europës për tre ditë pasi do të jetë pritësja e startit të ‘Xhiros së Italisë’.
Siç dihet në vendin tonë do të mbahen tre etapat e para të këtij turi i cili do të nisë në datën 9 maj dhe do të përfundojë në 11 maj.