Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kreshnik Spahiu: Mesazhi i SHBA, shuplakë për PS-në. Janë të tronditur nga bashkëpunimi me Berishën

Kreshnik Spahiu, thotë se mesazhi i djeshëm i SHBA kundër ”non-gratës” së Berishës është edhe një mesazh ndaj socialistëve.

Sipas tij, amerikanët janë të tronditur nga bashkëpunimi i PS dhe Edi Ramës me Berishën, që është non-grata dhe kundër interesave amerikane.

”Është një mesazh edhe për socialistët, më shumë se për demokratët. SHBA-të janë të tronditur që ndonëse Berisha i izoluar në gjithë Perëndimin, i vetmi subjekt që bashkëpunon me Berishën dhe bën marrëveshje dhe po e lehtëson, është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Janë të tronditur nga ky bashkëpunim.

Për sa kohë amerikanët konsiderojnë partner socialistët e kanë të papranueshme ti lejojnë të luajnë me dy porta, pra të hiqen si amerikanë dhe të bashkëpunojnë me Berishën.

Ditën që u rritet rroga nuk djegin karriget. Amerikanët e kanë të lexueshëm teatrin dhe lojën me Berishën. Po përdoret për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet”, tha në ”Report TV”.

Artikuj të lidhur

Back to top button