Aktualitet/LajmePolitike

Kallëzimi për serverin/ Ilir Meta flet pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Jam i shokuar nga gjendja, gjeta një mal me dosje!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e tij të depozituar më 28 mars lidhur me pretendimin e tij për vedhjen e serverit brenda selinë së partisë.

Pas daljes nga Prokuroria i pyetur lidhur me kallëzimin e tij për marrjen e rrjetit të  komunikimeve elektronike, Meta u përgjigj: “Kam qenë këtu në respekt të ligjeve dhe institucioneve dhe të përkrahjes që ta bëjnë këtë të punë të papenguar, por jam i sigurtë që nuk mund të ndodhë në një vend ku gjithçka është kapur nga një kryebandit si Rama.”

Presidenti i PL-së foli për gjendjen e Prokurorisë së Tiranës, që sipas tij kishte një mal me dosje.

Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, Deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha Meta.

Më pas shtoi: “I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani.”

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button