Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Ka karakter mesjetar në politikë”, Ngjela: Protestat e Berishës si zë në shkretëtirë, do që t’i shpëtojë procesit penal, por…

Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte këtë mesditë i ftuar në Top Talk, ku foli për zhvillimet e fundit politike.

“Nuk e lë kushtetuta, Kushtetuta thotë që këta flisnin kot. Nuk e kap ai ligj sepse duhet pa arsyer, ai e ka arsyen, e ka ndaluar shteti”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me mundësinë e krijimit të një partie të re nga Lulzim Basha, ai tha: Në këto momente nuk jam në bisedime, të shikojmë çfarë do të bëhet, nuk mund të flitet para kohe.

Sa i përket rezolutës së PD për bashkim dhe qeveri teknike, Ngjela u shpreh: Pjesa e parë nuk ka vlerë politike, pjesa e dytë për të drejtën e votës së emigrantëve, aty ka të drejtë sepse është shkelje e Kushtetutës.

Ndërkohë për protestën kombëtare të thirrur nga PD në 11 korrik, ai tha se nuk e bën për të ardhur në pushtet, por kërkon që t’i shpëtojë procesit penal.

“Deri tani i ke parë si kanë qenë, zë në shkretëtirë. Pse e bën? Nuk heq dorë Sali, ka atë karakterin e tij mesjetar në politikë. Nuk e ka politike, por t’i shpëtojë procesit penal. Por nuk i shpëton dot sepse e ka arrestuar SPAK’, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button