Aktualitet/LajmeBota

Joe Biden: Izraeli po humbet mbështetjen ndërkombëtare me bombardimet pa dallim në Gaza

Presidenti amerikan, Joe Biden i dërgoi një mesazh kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për taktikat që ai po ndjek me bombardimet në Rripin e Gazës. Presidenti amerikan theksoi se Izraeli “po fillon të humbasë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare” me bombardimet që kanë vrarë mijëra palestinezë.

“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje,” tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën në Uashington. Biden shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij të linjës së ashpër. “Ai është një mik i mirë, por unë mendoj se ai duhet të ndryshojë,” tha kreu i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se kryeministri izraelit nuk mund t’i thotë “jo” një shteti palestinez në të ardhmen.

Ndërkohë, Netanyahu më parë tha se Izraeli dhe aleatët e tij nuk bien dakord se kush duhet të marrë kontrollin e Gazës pasi të përfundojë lufta. “Gaza nuk do të jetë as ‘Hamastan’ as ‘Fatah-stan’. Dua të sqaroj qëndrimin tim: Nuk do ta lejoj Izraelin të përsërisë gabimin e Oslos”, tha kryeministri izraelit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button