Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Jeni me dy standarde”, Peleshi i përgjigjet opozitës pas akuzave: Nuk jemi njësoj! PS do të fitojë përsëri

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, iu përgjigj akuzave të opozitës, lidhur me korrupsionin dhe vjedhjet që demokratët pretendojnë se janë bërë nga mazhoranca.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Peleshi tha se opozita dhe mazhoranca nuk janë njësoj.

Ai tha se mazhoranca mbështet dhe bashkëpunon me institucionet, ndërsa opozita bën të kundërtën, sipas tij.

“Ne nuk jemi njësoj, sepse ndahemi në disa qëndrime të rëndësishme, së pari në raport me institucionet. Ne jemi për institucionet, ju jeni për feude. Ne jemi për rrugën e vështirë për fitim afatgjatë…Rritje ekonomike nuk mund të ketë pa institucione, ne jemi me institucionet edhe kur ato jo gjithmonë prodhojnë lajme të mira për ne.

Ju SKAP thoni kur doni të mbroni vetën tuaj, dhe SPAK kur keni interesin tuaj. Jeni me dy standarde. Ju nuk e keni problem të përmendni emra njerëzish dhe t’i shpallni fajtorë hajdut kriminel, por ku e gjeni ju të drejtën të bëni prokurorin, gjykatësin dhe larg qoftë e keni bërë ekzekutorin. Ne i besojmë institucioneve, ju doni t’i shpallni vetë kriminelët.

Ne nuk trashëguam një buxhet 8.2 mld, trashëguam një buxhet 3 herë më të vogël. Në vitin 2013 80% e pajisjeve shëndetësore në shëndetësi ishin të amortizuara, ishin shkaku i mijëra infeksioneve dhe sëmundjeve, të njerëzve që shkonin për tu shëruar dhe dilnin të sëmurë.

Sot janë 70% e pajisjeve të reja. Jemi dy qasje të ndryshme politike, jemi dy sisteme vlerash të ndryshme. Lajmi i keq për ju dhe i mirë për ne është se shqiptarët e kuptojnë, kjo është arsyeja pse PS fiton dhe do të fitojë përsëri”, tha Peleshi.

Artikuj të lidhur

Back to top button