Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Jam kërcënuar pas arrestimit të Metës”, ish-deputeti: Ai mund të vrasë njerëz nga burgu, me lidhjet e milionat që

Ish-deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobimit, në një intervistë në A2 CNN këtë të mërkurë ngriti akuza të rënda ndaj kreut të Partisë së Lirisë.

Ai u shpreh se ish-presidenti mund të hakmerret nga brenda burgut kundër personave që e çuan pas hekurave. Madhe, Valteri theksoi se tërthorazi edhe ai është kërcënuar.

“Ilir Meta është prapa hekurave. Nuk është kërcënim për disa njerëz jashtë, por frikën e ka. Milionat që përdor Ilir Meta, që i ka nëpër biznese dhe i përdor me grupet kriminale brenda burgjeve, do të marrë hak për njerëz që e kanë çuar atje.

Unë jam një nga ata njerëz që në mënyrë të tërthortë jam kërcënuar pas arrestimit të tij, pavarësisht se mua nuk ma ndjen, por di të them se njerëz tërthorazi më kanë thënë: Ki kujdes se ai do të marrë hak te ty.

Bashkimi i Metës me banda kriminale, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, mund të sjellë dëme të konsiderueshme kolaterale jetë njerëz jashtë gjatë kohës kur ai është në burg.

Ilir Meta nuk ka se çfarë humbet. Ilir Meta pa pushtet dhe pa para është i humbur. Ai nuk është as tërheqës, as i bukur, s’ka as shumë, as kushërinj, nuk ka asnjë miq. Ai ka qenë pronari i korporatës dhe ka paguar gjithkënd për shërbimin. E gjithë borderoja do të shkojnë të japin llogari para drejtësisë”, u shpreh Valteri.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button