Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Ja ku dyshohet se fshihet ish-deputeti Arben Ndoka

Ish-deputeti Arben Ndoka është shpallur në kërkim, ndërsa me rudhër të SPAK u kërkua arrestimi i tij si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal që porosiste vrasje të kundërshtarëve të tyre.

Ndoka, siç zbuluan përgjimet e SPAK, dyshohet se ka bërë aleancë me Emiljano Shullazin dhe Ervis Martinajn, për të ekzekutuar Durim Bamin. Po ashtu, kundërshtarët e tij, raportohet se kanë thurrur plane për të ekzekutuar Ndokën.

Ky i fundit nuk u gjet nga policia, teksa zërat se operacioni i SPAK është dekonspiruar po shtohen gjithnjë e më shumë.

Sipas gazetarit Eni Ferhati, ish-deputeti i PS, Ndoka mund të jetë arratisur në Dubai, vend i konsideruar si “parajsa” e kriminelëve dhe trafikantëve shqiptarë.

Deklaratën, gazetari e bëri në emisionin “Top Talk”, në Top Channel.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button