Aktualitet/LajmeSociale

IKMT vijon aksionin në Vlorë, shembet objekti i dytë i skualifikuar nga legalizimet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Rasti i publikuar është në Vlorë.

Fadromat kanë prishur një tjetër objekt, i cili shërbente si njësi akomodimi dhe ishte skualifikuar më herët nga Drejtoria e Legalizimeve.

Ky është objekti i dytë që prishet pas vendimeve të fundit për skualifikim nga procesi i legalizimit. Sipas IKMT, shumë ndërtime në zonë janë ngritur pa leje dhe kanë pritur të përfitojnë përmes legalizimeve, por tashmë janë të destinuara për t’u shembur.

Aksioni i IKMT pritet të vijojë në vijën bregdetare, ku janë evidentuar edhe objekte të tjera të paligjshme që do të trajtohen sipas ligjit.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button