Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Ibrahim Lici shkoi i plagosur edhe në spital”, pyeti mjekët a vdes me këto plagë dhe iku

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story”, dha detaje për masakrën e Dobraçit, kur tha se Ibrahim Lici ka shkuar në spital i plagosur.

Nga aty, ai ka marrë konfirmimin e mjekëve se me plagët që ka marrë nuk rrezikon jetën dhe më pas është larguar. Ai shtoi se Ibrahim Lici, ka ikur i shoqëruar me dy makina nga Spitali i Shkodrës.

“Mos të them që ai person që shikoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka futur në ambulancë, ka vajtur në spital , aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam. I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihme, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur I shoqëruar nga dy makina madje.”, tha ai./abcnews.al

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button