Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Deputeti socialist, Plarent Ndreca është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se deputeti ka kërkuar vetë të paraqitet në SPAK pasi është njohur me përfundimin e hetimeve ndaj tij, për të dhënë sqarime.

Më 25 tetor të këtij viti Ndreca është marrë i pandehur nga ana e Prokurorisë së Posaçme lidhur me detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm në Ministrnë e Brendshme, ku shërbeu nga korriku 2019 deri më shtator 2020.

Ndreca akuzohet lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend.

“Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë”, njoftoi SPAK.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button