Qindra fluturime në aeroportin Schiphol të Amsterdamit janë anuluar sot, e premte, 6 dhjetor, për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia Dara, njoftoi menaxhmenti i këtij nyje për udhëtimet ajrore në Evropë.
Fluturimet e tjera u vonuan, disa deri në një orë.
“Për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia Dara, më pak fluturime pritet të ngrihen dhe ulen sot, e premte 6 dhjetor”, tha Schiphol, duke këshilluar pasagjerët të jenë të vetëdijshëm se do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh.
Erërat e forta priten në pjesën më të madhe të vendit këtë mëngjes, tha Instituti Mbretëror Meteorologjik i Holandës.