Aktualitet/LajmePolitike

Hetimet e SPAK, Belind Këlliçi “ndahet” nga Ana: Nuk jetojmë bashkë, ajo kujdeset për prindërit dhe vëllain

Për të shpëtuar nga SPAK, Belind Këlliçi mohoi para mediave bashkëjetesën me partneren Ana Shkreli.

Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi është pyetur edhe se nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses së tij Ana Shkreli.

Mirëpo, për t’i shpëtuar hetimeve të SPAK, Këlliçi u distancua nga gruaja e tij duke thënë se nuk jetojnë së bashku.

Këlliçi pretendoi se Ana Shkreli jeton me familjen e saj dhe kujdeset për ta.

“Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht.

Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë, dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj.

Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të”, tha Belind Këlliçi.

Artikuj të lidhur

Back to top button