Aktualitet/LajmeKryesoreSport

Helena, kampionja 7-vjecare që solli në Shqipëri medaljen e Artë nga Kampionati Europian i Taekwondo-s.

Pas më shumë se dy vjet stërvitje, sportistja 7-vjecarja, Helena Passantino solli në Shqipëri medaljen e Artë nga Kampionati Europian për Kadet dhe Fëmijë i Taekëondo-s, i cili u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë.

Në finalen për peshën deri në 18kg,  Helena arriti të fitojë përballë sportistes bullgare duke siguruar kështu dhe medaljen,  pas një tjetër medalje dhe kupe të fituar më parë.

Ndëerkohë Turqia për Kadet dhe Bullgaria për fëmijë ishin shtetet që morën rezultatet më të larta përgjatë ditëve të këtij aktiviteti.

Një tjetër sportiest, Darel Marku mori medaljen e Argjendë në kategorinë e fëmijëve.

Në ceremoninë e mbylljes i pranishëm ishte dhe Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, i cili vlerësoi punën e Federatës së Taekëondo-së, që në një hark të shkurtër kohor ka zhvilluar 2 turne të rëndësishëm

Në këtë kampionat që u shënua edhe një rekord i pjesëmarrjes me 1200 sportistë nga 43 shtete, u zhvilluan ndeshje me shumë nivel.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button