KryesoreNdodhiRajoni

Grenell deshmon interes ne shtim per rajonin: A e mbeshteti Vucicin?!

Nga Bahri Cani-

A e mbështeti Grenelli Vuçiqin? Shumë është cituar nga simpatizantët dhe mediat e afërta me Vuçiqin, se Grenell e ka mbështetur presidentin serb. Ja çfarë tha ai, e ju pastaj interpretoni si të doni: “Gjithmonë është me rëndësi të ngrihet zëri dhe që ky zë të dëgjohet. Por të gjithë duhet të denojnë dhunën dhe t’u përmbahen demonstratave paqësore. Procesi demokratik duhet të respektohet. Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që i marrin me forcë ndërtesat qeveritare.
Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një lider, atëherë punoni për ta ndryshuar atë – por mos e përdorni dhunën”, shkroi Grenell në postimin e tij në X (ish Twitter).
Së bashku me këtë shkrim, Grenell ka postuar pamje nga një protestë në qytetin Zrenjanin.
Kjo deklaratë nga mediat e afërta me Vuçiqin është interpretuar si mbështetje e Vuçiqit, ndërsa shumë opozitarë e kanë kritikuar Grenellin, e një prej tyre thotë sot se “Grenelli nuk është kompetent për këto zhvillime, e as Vuçiqi”, i cili sipas tyre i “ka përgjakur duart dhe duhet të largohet”.
Studentët dhe kundërshtarët e Vuçiqit janë duke mbajtur aktualisht protesta gjithandej. Por pavarësisht interpretimeve, fakt është që Grenell po tregon interesim të shtuar për zhvillimet në rajonin tonë, duke takuar politikanë nga rajoni (Haradinaj, Basha…) dhe me deklaratat e tij publike! Ai ka komentuar së fundi edhe deklaratat e Konjufcës dhe qëndrimet kryeministrit Kurti.

Artikuj të lidhur

Back to top button