Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mallkuç të Krujës, ku gjyshi ka përplasur për vdekje mbesën e tij të mitur.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.