Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

GJKKO e liroi nga ‘arresti shtëpiak’, Berisha në ekstazë: U kry dhe kjo punë, kam thyer rekord këtë vit

Pas 331 ditëve i ‘burgosur’ në shtëpi, Sali Berisha ka shkuar sot tek selia e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij para një grusht mbështetësish në oborrin e selisë së PD-së, Berisha tha se sot fitoi e vërteta, duke shtuar se tani e tutje është koha për veprim.

“Të dashur miq, u krye dhe kjo punë. Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë.

Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj.

Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese.

Por sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot ka fituar e vërteta, ka fituar ligji dhe Kushtetuta, ka fituar Kushtetuta.

Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimin, 330 të tilla. Tani veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Veprimi do jetë kryefjala jonë e përbashkët”, tha Berisha.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button