Aktualitet/LajmeKryesoreKulture

Gazetari dhe poeti Aleksandër Çipa vlerësohet me medaljen e artë ” Aleksandri i Madh” nga ” Klubi i ideve” në Salaminë-Greqi

Në datën 10 Nëntor 2024 në ishullin e Salaminës, pranë Athinës, shkrimtarë, poetë dhe figura të njohura nga disa vende të Europës, morën pjesë në veprimtarinë e përvitshme të organizatës ndërkombëtare ” Klubi i Ideve” që ka për drejtues shkrimtarin, poetin, kritikun dhe studiuesin e njohur Dinos S. Kubatis.

“Klubi i Ideve” është një forum ndërkombëtar i krijuar së pari nga personalitete dhe ontelektualë me reputacion në Salaminë-Athinë. Në fundjavën që lamë pas, në sallën kryesore të Bashkisë së Salaminës, u mbajt edicioni i 41-të i këtij forumi për ndarjen e medaljeve të arta “Aleksandri I Madh” të cilat lauruan emra të njohur nga disa vende europiane dhe ballkanike si: nga Polonia, Franca, Greqia, Shqipëria, Kosova etj.

“Klubi i ideve” është organizata jo-fitimprurëse që zhvillon veprimtari dhe kontribuon për zhvillimin e artit shpirtëror dhe artit në përgjithësi.

Në çertifikatën e nderit që ndahet së bashku me medaljen e artë: “Aleksandri i Madh”, të firmosur nga shkrimtari, kritiku, poeti dhe autoriteti kulturor zoti Dinos S.Kubatis, theksohet motivi: “…për shërbim shoqëror nëpërmjet fushës ku z. Aleksandër Çipa, shërben me nder dhe profesionalizëm në lartësinë e duhur”.

Duke marrë medaljen në këtë edicion Çipa falenderoi jurinë për vlerësimin dhe theksoi në gjuhën e vendasve se : “Botën nuk e rregullon letërsia, por ajo e bën më të mirë, sidomos fqinjësinë” .

Nga hapësira shqiptare në edicionin e 41-të të ndarjes së medalies së artë, u vlerësuan poeti Flamur Shala, Profesori Mehmet Prishtina, bibliotekarja Jorida Dhëmbi.

Shkrimtarja Entela Kasi, presidente e PEN-Club Albania, vlerësoi me këtë rast zotin Kubatis me një medalje mirënjohjeje.

Në edicione të mëhershme me këtë medalje në vite janë vlerësuar personalitete të larta të letërsisë dhe kulturës shqiptare si Ali Podrimja, Fatos Arapi, Ilirian Zhupa, Alketa Gashi Fazlliu, Migena Arllati,, Bardhyl Maliqi etj., etj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button