Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Fatmir Mediu zbardh telefonatën me Shkëlzen Berishën ditën e Gërdecit: Ja çfarë biseduam! Kam dyshime tek Rusia

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv ka folur për masakrën e Gërdecit dhe gjyqin që po zhvillohet për këtë çështje.

Ndalur te telefonata me Shkëlzen Berishën ditën që ka ndodhur masakra, Mediu tha se nuk kanë biseduar Gërdecin por për çështje personale shëndetësore.

Pyetje: A ka patur rol Shkëlzen Berisha në fabrikën e Gërdecit?

Mediu: Pse duhet të më pyesni mua, ai ka qenë në gjykatë…

Pyetje: A keni pasur telefonatë me të para dhe pas shpërthimit?

Mediu: Jo s’ka pasur para dhe pas shpërthimit. Ka pasur ditën përpara dhe pas shpërthimit nja 3 orë më pas për një çështje të interesit tim që nuk e përballoja dot në Shqipëri. Ka qenë çështje familjare.

Çfarë do më zgjidhte mua Shkëlzen Berisha? T’i thosha të më hapë telefonin kryeministri. Unë kam qenë në kontakt me kryeministrin kur ka ndodhur kjo ngjarje.

Pyetje: A do bënit diçka ndryshe nëse do ktheheshit pas?

Mediu: Nga pikëpamja e praktikës nuk do bëjë gjë ndryshe… unë kam respektuar hierarkinë ushtarake skam sjellë nga jashtë skam ndërhyrë kush është kolonel e gjeneral. Kë do pyesja nëse kam hierarkinë ushtarake që më sugjeron diçka dhe të dal e të them që s’duhet bërë kështu. Asnjëherë s’ka pasur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për demontimin në Gërdec. Ministri s’ka qenë asnjëherë në Gërdec s’ka pasur asnjë kontakt me ata që mund të bënin biznesin…

Ish-ministri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë la të kuptohej që ka dyshime dhe për një skenar rus për shpërthimin e Gërdecit.

“S’kam dashur të futem por meqë po më pyet, ka pasur një ekip amerikan ekspertësh që kanë vlerësuar çka ndodhur. Kanë thënë 5 shkaqe të ndryshme dhe s’kanë vënë gishtin te asnjëra. Saldimi i karrocës është njëra. Djali i të ndjerit Deliu që humbi jetën që pretendohet se ka salduar karrocën ka thënë që unë kam qenë në shtëpi nga ora 12 deri kur ka ndodhur shpërthimi dge babai nuk ka salduar karrocë, unë kam qenë aty. Është një dëshmitar okular…. Jashtë kontekstit eksperrimental është interesi kombëtar.

Troç ne nuk kemi këshill të sigurisë kombëtare. S’kemi analizë të inteligjencës në Shqipëri. Marrim informacione i shikojmë dhe i hedhim në vendin që na takon si informacion kosnfidencial. S’kemi analizë të problemeve që shtron inteligjenca. Jemi vend anëtar i NATO-s

Unë kam thënë disa gjëra që duhet të kishin interesin e medias dhe të institucioneve. Kam kërkuar në atë kohë që të mblidhet këshilli i sigurisë kombëtare. Një muaj para Gërdecit unë nuk kam qenë vetëm por me drejtorin e shërbimit informativ të sigurisë… Interesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO binte ndesh me interesat e Rusisë. Sot e kësaj dite vazhdon e njëjta politikë. Ne kemi pasur qejf të merremi me fuqi të mëdha të themi se kemi armiq të mëdhenj se na dukej sikur bënim veten më të mëdhenj.

Unë mendoj se vende që kanë interesa gjeopolitike në rajonin e ballkanit nuk i lënë interesat në dorë të rastësisë. Në mbledhjen e sigurisë në Mynih, Putin përherë të parë doli dhe tha: Naton e kemi kundërshtare. Në 2007. Nuk mendoj se po bënte poezi por është politikë. Dhe sot them armatosja e Serbisë raporti me Serbinë etj vijnë ndesh interesave atlantike të shqiptarëve dhe të rajonit në ballkanit”, tha Mediu.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button