Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare tregon arsyet pse nuk e liron SPAK dhe planin e Athinës për Belerin

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani i ftuar në një program televiziv tha se nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.

“Kjo ka qenë politikë dhe do jetë politikë. Unë nuk dua ti jap asnjë note që të kemi dashakeqësi ndaj komunitetit grek, minoritarëve por jetojmë në këtë shtëpi të përbashkët, komb dhe duhet ta mirëmbajmë. Nuk u tha që ka aktivitet sot në jug të Shqipërisë për Helenizimin e jugut të Shqipërisë sepse Greqia mendon në gjeopolitikë dhe strategji se nëse nesër dhe pasnesër ndryshojnë ekuilibrat e rajonit dhe Ballkanit mendojnë në projeksionin e tyre një asociacion të komunave greke në jug të Shqipërisë të ngjashëm me asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Greqia nuk i ka shprehur aspiratat e saj asnjëherë.

Sa i përket faktit se përse SPAK nuk e liron Fredi Belerin, Osmani tha se “ai është arratisur njëherë”. 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button