Një shtetas shqiptar dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë greke të Patras në zonën e Axaias Perëndimore.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar rreth 4 kg marijuanë dhe 300 gram kokainë si dhe një armë zjarri pistoletë me krehër që përmbante 5 fishekë të kalibrit 7.65 mm.
Pjesa më e madhe e drogës mësohet se është gjetur pranë varrezave të Niforeikon, ndërsa kontrolli i banesave zbuloi armën. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 360 euro si dhe 3 celularë.