Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Do kemi non grata të reja dhe jo heqje non gratash”, avokati: Berisha, sfida kryesore e SPAK

SPAK nisi punën në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi, ndërsa më 19 dhjetor festoi edhe 5 vjetorin.

Lidhur me punën e bërë deri më tani nga SPAK, juristi Romeo Kara, në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se puna duhet që të vijojë.

‘Puna e bërë nga SPAK në këto 5 vite është një punë e cila duhet të vijojë. Trendi i punës së SPAK ka ardhur duke u rritur, duhet të mos ketë më asnjë person të pandëshkueshëm’, tha ai.

I pyetur se cila është sfida konkrete e SPAK, ai u shpreh se janë personat që janë nën hetim.

‘Janë personat duke nisur që nga Berisha që është bërë kryefjala e kundërshtisë ndaj SPAK, kemi Metën po ashtu. Ne duam një drejtësi që të shkrijë atë padrejtësi që mban në kurriz Berisha dhe berishizmi dhe kushdo që ka vjedhur. Berisha një heqje mase arresti e përktheu si fitore ndaj sistemit të drejtësisë. SPAK duhet që të dal në fushën e lojës dhe të mos intimidohet. Ata do të përballen me njerëz të të gjitha llojeve’, tha ai.

Teksa u ndal tek non gratat e shpallura së fundmi nga SHBA, ai tha se emra të tjerë do të shpallen non grata.

‘Do kemi non grata të reja dhe jo heqje non gratash’, tha ai.

Për kreun e nismës ‘Thurje’, Endri Shabani, kundër SPAK janë vetëm Meta dhe Berisha. Ai deklaroi se ata janë të akuzuar se kanë porositur edhe vrasje.

‘Ligjet që ata vet kanë votuar duan që të mos zbatohen për ata, por të zbatohen për qytetarët e zakonshëm. Ama kodi penal nuk mund të mos aplikohet tek Berisha, Meta dhe Rama dhe të aplikohet tek qytetarët. Është një gjë normale që ata të na sulmojnë ne. Meta dhe Berisha duan një drejtësi si ajo që kishim që ndante pazare Meta, u kap me 700 mijë euro, por drejtësia tha s’është e vërtetë ajo që keni parë. Berisha dhe Meta duan monopolin e opozitës për pazare. Këta janë njerëz që kanë vjedh, kanë paguar edhe njerëz me pagesë për të bërë vrasje. Dikush duhet që të luftojë për këtë vend’, tha ai.

Gazetari Anri Bala, u shpreh se në këto 5 vite që nga krijimi i SPAK në Shqipëri është rritur dëshira tek qytetarët për të jetuar dhe investuar në këtë vend.

‘Në gjykim tim sot shqiptarët prej 5 vitesh kanë më shumë dëshirë që të jetojnë në Shqipëri dhe të rikthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Ajo që ka sjell SPAK me vullnetin e SHBA dhe BE kanë ndezur shpresën tek shqiptarëve. Sot të gjithë ata që janë subjekt hetimi i SPAK e kanë humbur luftën me drejtësinë’, tha ai.

Artikuj të lidhur

Back to top button