
Nga Elvin Luku-
Implementimi me akt zyrtar i automatizimit dhe zevendesimit me AI te njeriut, qe te pergiigjet automatikisht dhe shpejt pa te dhene te drejten per te qene kunder, per ankimuar fast-procesin, jo vetem brenda Dielles, por ne nje sistem pertej saj, eshte nje element i rende i privimit te te drejtave politike dhe ligjore.
Diella ne fakt, nuk eshte as AI!
Sepse literatura e sotme AI-ne nuk e sheh si automatizim, por si nderveprim: Nje perfshirje intensive dialogu dhe debati per te arritur drejt nje ideje me te mire.
Diella eshte vetem nje automatizim me inteligjence te kufizuar nga programuesit per te manipuluar procese demokratike, nen emrin e Inteligjences Artificiale!
Kjo nuk do te thote se edhe format me te avancuar sot te inteligjences, si pershembull Chat Gpt, nuk kane kufizime ne programim. Patjeter qe po! Por keto te fundit, jane programuar te tilla qe te njohin shume te drejta dhe liri te njeriut.
Nje “AI” e patrajnuar me vlerat e sotme politike, ekonomike dhe sociale, qe te njohe si kufizimet ashtu dhe lirite, nuk eshte inteligjence artificiale por nje program primitiv qe reklamohet si AI me nje fytyre te embel gruaje.
Eshte nje forme e re e diktatures digjitale, me procese automatike primitive per epoken ku jemi, e cila propagandohet si AI.
Shume shpejt Diella do ta tregoje ashpersine e saj!



