Aktualitet/LajmeRajoni

Deputeti i LDK ngre alarmin! Kosova rrezikon masa te reja ndëshkuese nga BE. Kurti nuk po përmbush detyrimet

Nëse Kosova nuk përmbush detyrimet rrezikon që të kjetë një pako të re ndëshkuese nga Bashkimi Europian. Paralajmërimi erdhi nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në studion e Ditarit në A2 CNN, sipas të cilit problemi kryesor është situata në veri të Mitrovicës.

“Nëse vazhdon ky ngërç në dialog dhe nëse qeveria nuk zbaton obligimet e marrëveshjes së 28 shkurtit 2023 në Bruksel, atëherë implementimi po ndodh dhe obligimet që ka Kurti bën që Kosova të jetë në masa ndëshkuese dhe problemi i është deeskalimi në pjesën veriore të Mitrovicës që lidhet me 4 komunat

Sipas tij qeveria Kurti nuk po ndërmerr asnjë hap për normalizimin e situatës dhe për përmbushjen e detyrimeve, teksa i bëri apel politikës që të të veprojë.

“Nuk ka ndodh asnjë hap për depërshkallëzimin apo për të pezulluar masat ndëshkuese. Kjo është vendosur nga shumica e shteteve jo vetëm veto e Hungarisë, por Prishtina duhet të lëvizë. Obligimi kryesor është depërshkallëzimi i gjendjes në 4 komuna të Mitrovicës që nuk nënkupton zgjedhje të lira, krijim i ambientit të qëndrueshëm politik dhe të sigurisë, dhe duhet të përfundojë bojkoti i zyrtarëve policorë e të shëndetësisë apo një zgjidhje alternative”.

Ai tha se Serbia nuk do të shpëtojë pa masa ndëshkuese pasi, sipas tij është sponsorizuese dhe strehuese e terrorizmit.

“Serbia nuk është vetëm sponsor i terrorizimi, por edhe shtet strehues i terrorizmit. Por Serbia nuk mund të shpëtojë pa masa ndëshkuese. Qeveria e Kosovës ta nxjerrë Serbinë në dritë të ngjarjeve, se Serbia në fund të çdo procesi politik largohet nga tavolina dhe është qëllimi ynë të mbyllim detyrimet tona pa lënduar parimet e negociatave”.

I pyetur nëse është e bashkuar opozita në Kosovë, pas takimit të LDK-së me presidenten Osmani, ndërkohë që partitë e tjera opozitare nuk morën pjesë Haziri u përgjigj: Pozita dhe opozita në dialog kanë një konsensus, mandatin e negociatorit ia njeh kryeministrit, por nuk kemi dialog të brendshëm. Ftesës së presidentes i jemi përgjigjur dhe kemi dëgjuar sikurse dhe ftesës së kryeministrit për çështjet e dialogut dhe jo për çështje të tjera. Kurti e ka përjashtuar opozitën dhe shoqërinë civile në vendimmarrje. Gjithçka që ka njoftuar për dialogun nuk ka arritur ta bëjë pjesë”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button