Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Deputetët po theren, nuk ka ndodhur kurrë në 34 vite”, Gjekmarkaj: Opozita ka dy rrugë

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi situatën e tensionuar brenda opozitës.

Ai shprehet se deputetët e opozitës po theren, dhe nuk janë ndëshkuar kurrë kështu më parë, teksa foli për vendimin e Sekretariatit të Etikës që vendosi pezullimin me 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare dhe me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji.

“Tani po e mora vesh ndëshkimin dhe është befasi, është shndërruar parlamenti nga pikëpamja simbolike, po theren deputetet e opozitës, nuk ka ndodhur kurrë në 34 vite, ka ndodhur që opozita ka reaguar në këtë mënyrë edhe më parë dhe nuk është ndëshkuar kështu.

Opozita po reagon se është dhunuar në të drejtat e saj ekzistenciale, është ndëshkuar se ka kërkuar barazi me mazhorancën, kërkon transparencë, nuk po i jepet asnjë nga këto, e shtrëngon opozitën të ngihet në protestë. Kjo është një strategji për ta lënë me shpatulla pas murit, duke e çuar në ekstremitet ndëshkimin e saj.

Unë nuk i përkas politikanëve që duan patjetër të përdorin një komunikim patetik tek mbështetësit dhe qytetarët, dua të jem i vërtetë dhe afër realitetit.

Opozita ka dy rrugë që ta çojë në të njëjtin përfundimi, por çështja është të humbasësh betejën apo të përballesh me qeverinë, ne kemi zgjedhur rrugën e përballjes, opozita është në protestë. Të lutemi për ndërgjegjësim të mazhorancës, nuk i duhet një tensionim e një parlament që funksion kështu, duam një parlament normal, dhe situata e parlamentit nuk është për fajin tonë.

Ndërkombëtarët kanë patur reagime për gjendjen ku është parlamenti, ka shfaqur shqetësim, me gjuhën e tyre të koduar, kanë shfaqur me sintonime shqetësimet e opozitës, por cilat janë mundësitë tona, ne do shfrytëzojmë çdo mundësi që të kthejmë parlamentin në normalitet, ne duam që 50 deputetë të kenë përfaqësuesin e tyre në komisionin e reformës zgjedhore, ne do reagojmë me ato që kemi në dispozicion, o përshkallëzimi i mëtejshëm o të kthehemi tek fuqia e fjalës. Temat të 8 komisione hetimore që kërkon opozita nuk lejohen, u miratua një rregullore që e dënon më ashpër opozitën.

Dinamikat politike nuk ndjekin emocionet e mia personale, por kur kam vendosur të merrem me politikë kam vendosur që të ushtroj aty ku kam fuqinë më të madh. Përballë të qenit i nënshtruar pa dinjitet, opozita ka zgjedhur dinjitetin”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Top Talk” në Top Channel.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button