Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Debat i fortë te “Shëndetësia” për ‘minimumin jetik’, Metaj – opozitës: Ju nuk u dhemb për hallet e njerëzve, por…

Sot u mblodh Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, për të diskutuar mbi projektligjin “Për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”.

Komisioni është shoqëruar me debate të ashpra midis deputetëve socialistë dhe atyre të opozitës, anëtarë komisioni.

Pati disa herë ndërhyrje pa mikrofon ose ndërprerje fjale nga kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji. Pjesa më e ashpër e debatit ishte në replikat Ilir Metaj- Zheni Gjergji- Albana Vokshi.

Pjesë nga debati:

Ilir Metaj: Që ju kolegë opozitarë, të flisni për minimumin jetik do duhej të kishit minimumin e integritetit e dinjitetit, të atyre që lanë pas një trashëgimi qeverisëse, ku bënë maksimumin për të siguruar minimum jetik dinjitoz, dhe jo maksimumin për të mbjellë kaos e varfëri në çdo cep të Shqipërisë.

Ju që sot kërkoni minimum jetik jeni të njëjtët që kur qeverisnit ndërtuat një realitet me minimum standardesh, minimum mundësish dhe maksimum të pabarazisë sociale. Ju kërkoni të flisni për minimumun jetik, thjesht si një kauz politike, tjetër rast për të treguar qeverinë me gisht. Ju nuk kërkoni minimumin jetik sepse u dhemb për hallet e njerëzve, apo dinjitetin njerëzor. Ju e keni treguar me fakte, sa vlen për ju dinjiteti i shqiptarëve.

E bëtë kur i përdorët si kavje laboratori e u ofruat për model ekonimik piramidat financiare, që pastaj njësoj si “black hole” zhdukën jo vetëm ekonominë dhe dinjitetin, por edhe mbi 2000 jetë njerëzish. Për ju dinjiteti i shqiptarëve ka vlerë edhe sa një plumb, njëri nga ata që morën katër jetë njerëzish të pafajshëm në 21 janar. Ose sa një fuçi baroti nga ato të Gërdecit që…

Zheni Gjergji: Të ndërpres fjalën, mos fol me cinizëm…

Ilir Metaj: Kryetare mos më ndëpri të lutem…

Zheni Gjergji: Të ndërpres patjetër se nuk mund të përdorësh cinizëm.

Klodiana Spahiu: Kryetare lereni të thotë opinionin e tij, ne nuk u ndërpremë kur folët ju…

Zheni Gjergji: Jo, jo, ai nuk flet…

Ilir Metaj: Kryetare mos më me këto ndërprerjet e bezdishme pa kuptim, si ato mushkonjat gjatë natës. Mushkonjat të paktën kanë vlerë për ekosistemin, ti nuk ke asnjë vlerë këtu..

Albana Vokshi: Do ta bëj postulat këtë të mushkonjave, ça ishte kjo na doli mushkonja me vlerë…

Ilir Metaj: Ti duhet të bësh postulat jo vetëm këtë, po çdo fjalë që them unë. Do ngresh nivelin, nëse do i kuptosh sadopak pas analizës…

Zheni Gjergji fik përsëri mikrofonin. Ilir Metaj kërkon fjalën me insistim.

Zheni Gjergji: Ti nuk e merr më fjalën…

Albana Vokshi: Mos ja jep më jo…

Zheni Gjergji: Ndërpresim komisionin, 5 minuta pushim…

 

Artikuj të lidhur

Back to top button