Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Dash Shehi propozon: Të 3-fishohet fondi për kompensimin e pronarëve dhe ish-të përdjekurve

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, ka propozuar ditën e sotme në Kuvend 3-fishimin e fondit për kompensimin e pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë, në buxhetin e vitit 2025.

Shehi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit tha se 30 milionë euro për pronat janë të pamjaftueshme.

Ai tha gjithashtu se kjo histori për kompensimin e pronarëve dhe ish-të përndjekuve, duhet të mbyllet sa më parë, për një vend që aspiron të hyjë në BE.

“E dyta keni vënë për pronat 30 milionë. Por me atë sistem burokratik që keni vënë ju, me atë gjykatë, sigurisht që aq do mbeten ato. Unë them që minimalisht buxheti për konpensimin e pronave të rritet 2-3 fish. Kjo edhe buxheti për ish-të përndjekurve. Këto histori duhet të mbyllen, për një shtet që pretendon të hyjë në Europë”, tha Shehi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button