Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

CIA: 3.1 milionë banorë në Shqipëri! Zaloshnja: Numri i saktë do zbulohet nga Censi

Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar rreth vlerësimit statistikor të CIA-s amerikane mbi popullsinë banuese në Shqipëri, sipas së cilës plot 3.1 milionë banonin në fund të vitit 2023. Në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ai tha se CIA publikon çdo vit një libër statistikor botëror (World Factbook), me të dhëna të hollësishme për secilin vend të globit, duke shfrytëzuar burime të ndryshme zyrtare e jozyrtare.

Në rastin e Shqipërisë, sqaroi Zaloshnja, nuk bëhet fjalë që CIA të ketë dërguar anketues në Shqipëri për të numëruar sa banorë janë këtu, por thjesht ka grumbulluar shifra të për emigracionin shqiptar nga Eurobarometri, Banka Botërore, FMN-ja, Censi amerikan e ai britanik, etj., për të llogaritur përafërsisht se sa shtetas shqiptarë janë në emigracion. Dhe nga totali 4.65 milionë shtetas shqiptarë në regjistrin e gjendjes tonë civile, analistët e CIA-s kanë zbritur shifrën e përafërt të 1.55 milionë shtetasve në emigracion, për të mbërritur tek shifra 3.1 milionë e banorëve këtu”. 

Zaloshnja theksoi se numri i saktë i banorëve do të mësohet kur të publikohen nga INSTAT-i rezultatet e Censit, i cili është financuar pjesërisht e monitoruar plotësisht nga qeveria zviceriane.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button