Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Çështja ”Partizani”! Berisha dhe Malltezi thirren në SPAK për tu marrë në pyetje

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”.

Dhëndri i Berishës do të merret në pyetje ditën e nesërme (17 janar), ndërsa ish kryeministri të enjten (18 janar).

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button