Aktualitet/LajmeEkonomiKryesore

Bujtinat duhet të regjistrohen të gjitha: ndryshe, gjoba deri në 400 mijë lekë

Të gjitha strukturat akomoduese, të cilat në të paktën dy vitet e fundit janë kthyer në biznese fitimprurëse duke ofruar akomodimin për turistët vendas dhe të huaj, e kanë të detyrueshme të regjistrohen dhe të pajisen me certifikatën e kategorizmit, përndryshe do të gjobiten.

Përmes saj ato tregojnë nëse janë hotel, bujtinë, apartamente me qira ditore etj.

Ushtrimi i veprimtarisë si strukturë akomoduese pa një certifikatë kategorizmi do të dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave. Ato nisin nga 20 mijë lekë më e ulëta deri në 400 mijë lekë më e larta

• nga 1 deri në 5 dhoma me 20 000-50 000 lekë

• nga 6 deri në 15 dhoma me 100 000 lekë

• nga 16 deri në 40 dhoma me 200 000 lekë

• nga 41 deri në 80 dhoma me 300 000 lekë

• mbi 80 dhoma me 400 000 lekë

Këto ndryshime në ligjin për turizmin, kërkesë e shoqatave turistike në vend, vijnë në kuadër të formalizimit të sektorit dhe përgatitjes para sezonit turistik 2024.

“Certifikata e kategorizimit e cila mund të gjenerohet online në sistemin e-Albania do të duhet të vendoset në hyrjen kryesore/fasadën e strukturës akomoduese,” shprehet Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik.

Që të marrin certifikatën, dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, bashkë me shtëpitë tradicionale, bujtina, vilat e madje fermat duhet të plotësojnë një sërë kriteresh.

Një strukturë e tillë duhet të plotësojë kushtet për masat e mbrojtjes nga zjarri lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri por dhe ato higjieno-sanitare, të shoqëruara me vërtetim nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas shoqatave në vend ky formalizim do të nxisë konkurrencën e ndershme në treg.

“Në rast se këto struktura nuk kanë paraqitura të dhënat vetëdeklarimit të sakta, inpsektoriati përgjegjës për turizmin do të kryejë verifikimet në terren. Ndërsa shtrëngohen masat për strukturat akomoduese, qëndron lehtësia fiskale e shkallës së reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6%.”

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button