Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Biden krahason Putin me Hitlerin: Do të veprojmë si në Normandi

Gjatë fjalimit të tij në Normandi, në ceremoninë e përkujtimit të 80 vjetorit të trupave aleate, presidenti amerikan Joe Biden e krahasoi liderin rus, Vladimir Putinin me Adolf Hitlerin.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, veteranët amerikanë të Luftës së Dytë Botërore do të kishin dashur që Shtetet e Bashkuara të ndalonin agresionin e liderit të Kremlinit.

“Falë guximit të ushtarëve që zbarkuan në Normandi, lufta ndryshoi. Ata kundërshtuan agresionin e Hitlerit. A ka dikush që dyshon se ata do të kishin dashur që Amerika të kundërshtonte Putinin sot në Evropë?”, deklaroi presidenti amerikan.

Më herët, Presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi falje homologut Ukrainas Volodymyr Zelensky për vonesën në miratimin e paketës së re të ndihmave ushtarake, e cila u bllokua për muaj me radhë nga republikanët në Kongres.

Apologjia e Biden erdhi gjatë një takimi të përbashkët me Zelenskin ditën e premte. Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi ukrainasit që siç tha po luftojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe u zotua se nuk do t’i lëne vetëm në betejën kundër agresionit rus.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button