Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Berishën e “tradhton” dhe gazetari i familjes: Dështim nëse vendos Argitën në krye të PD, ajo s’është politikane. Basha ka merita

Gazetari Bledian Koka, që punon në mediat e familjes Berisha, është shprehur se PD ka dështuar nëse ish-kryeministri Sali Berisha vendos vajzën e tij, Argitën, në krye të kësaj force politike.

Ai tha se Argita duhet testuar njëherë nëse vlen apo jo si politikane.

“Nëse Berisha e merr dhe e vë Argitën kryetare të PD, mendoj se PD ka dështuar. Ajo po i futet politikës, por a është politikane?

Ajo duhet ta tregojë nëse ajo ka apo jo valencë politke. Këtu pastaj është një OJF personale dhe nuk besojmë se ka më parti politike”, tha ai.

Ai foli edhe për Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka pasur kontribut dhe karrierë në PD para se të bëhej kryetar i kësaj partie.

“Basha nuk erdhi direkt në 2013 pa bërë asgjë, ka karrierën e vetë politike. Bashën që kishte tre portofole ministrore, nuk është se e nxori Berisha nga xhepi dhe e futi në politikë. Argita duhet të marrë një grupseksioni dhe ta drejtojë, që të drejtojë ka vlerë politike apo jo.

Nëse e bija na tregon se ka ca vlera, duhet të kalojnë ca kohë. Nëse bëhet sot për nesër apo pas një viti, nuk vlen. Kthehet në dyqan personal dhe ta marrë lumi pastaj”, tha Koka.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button