Aktualitet/LajmePolitike

Berisha shpërthen ndaj Altin Dumanit nga maja e pallatit: Njeriu i dytë më i korruptuar pas Ramës!

 

Miqtë e mi, Edi Ramën e mbron në Shqipëri vetëm një njeri dhe ky është Altin Dumani. Ky është Altin Damani. Ky i pavarur që përbën edhe njeriun më të korruptuar pas Edi Ramës, nga Edi Rama. Muaj më parë, kohë më parë, u thoshte shqiptarëve se nuk hetojmë çështjen e McGonigal se ajo ka ndodhur tani. Më vonë regjistron çështjen. E regjistron vetëm për ta mbyllur atë, vetëm për të mbrojtur atë. Unë dua të informoj shqiptarët se ky avokat i krimeve të Edi Ramës, që mashtronte sot shqiptarët se ka dy vite që ka regjistruar çështjen, e vërteta është tjetër.

Por që kur ka regjistruar çështjen gjer sot, nuk ka thirrur dot, nuk ka guxuar të thërrasë ata burra që patën guxim ta denoncojnë në media grupin e strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Neza-Duçka. Sot u interesova, asnjë prej tyre nuk është thirrur në SKAP. Dhe i them Dumanit, turp të kesh gënjeshtar, ti do mbrosh Edi Ramën, por do të shporrim me Edi Ramën. Miqtë e mi, Edi Rama është një diktator ndoshta kurrë ndonjëherë një qeveritar nuk ka vjedhur në Shqipëri në kohëra sa vjedh Edi Rama.

Dhe të gjithë vjedhjet e Edi Ramës ia mbulon në njeri, dhe ky njeri quhet Altin Dumani, i korruptuar nga Rama në çdo qelizë të qenies së tij.

Për ata të cilët kanë ndonjë skepticizëm apo ndonjë mendim ndryshe për Damanin e Partisë, u them të ktheheni në kohë, kur opozita kërkonte sekuestrimin e Sharrës dhe djegësit të Tiranës si vepër krimi.

Altin Dumani, sikur të ishte Erion Veliaj apo Lefter Koka, na përgjigjej se nuk e sekuestrojmë dot se shkojmë në arbitrazh.

A është ky prokurori apo avokati i krimeve të Edi Ramës, gjykojeni vetë.

Më vonë, me porosi familjare të Edi Ramës, shkëput nga dosja e vjedhjes së shekullit fashikullin e Arben Ahmetajt, e heton vetë, e njofton pesë ditë para se të kërkohej në parlament arrestin.

Në atë fashikull përmendej 13 herë emri i Erion Veliajt, e megjithatë në atë fashikull nuk hetohej procedura, sepse procedura ka firmën e zezë të Edi Ramës.

Edi Rama është fajtori numër 1. Çfarë ndodh me avokatin e krimit qeveritar, Altin Damani?

I them këto për ata të cilët përsëri kërkojnë ta paraqesin si ndryshe. U them atyre se ky është pas Edi Ramës, njeriu më i korruptuar i Shqipërisë. A e dini ju se në qindra faqe dosje të Bashkisë së Tiranës, emri i Erion Veliajt nuk përmendet njëherë të vetme. Sepse Altin Damani zbaton vetëm porositë e Edi Ramës, vetëm porositë e Edi Ramës. Miqtë e mi, për të gjykuar vjedhjet, krimin, sot ai ka plasur për fushe. Shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama qëndron para të gjithë skandaleve të mëdha. Një nga skandalet më të mëdha në Shqipëri dhe Europë është skandali Amant Josifi-Olsi Rama. A mund të thoni ju çfarë bëri Damani për të arrestuar Amant Josifin? Asgjë, asnjë urdhër arresti. Përkundrazi, e përcolli Olsi në Dubai. Dhe kur opozita ngriti zërin, denonconte Dumanër, Ramën me shokë, Dumani përgjigjej: Kemi probleme me Dumanin. Ky avokat i krimeve të klanit më të rrezikshëm në Europë, klanit Rama.

Miqtë e mi, Shqipëria sot është në diktaturën e drogës, krimit, vjedhjeve dhe kjo u realizua vetëm e vetëm nëpërmjet mekanizmit të shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim.

Një prokuror i ndershëm, i guximshëm, regjistroi në kohë elektorale dhe doli se Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, shefa policie, deputetë etj, vepronin së bashku si organizatë e shëmtuar kriminale kundër vullnetit të qytetarëve.

Blinin vota, terrorizonin me banda qytetarët.

Sa vite kanë dosjet 184 dhe 339? Çfarë bëri Dumani me Dumanët e tij? Asgjë, asgjë, bëri avokatin e krimit elektoral më të shëmtuar në Shqipëri.

Atëherë miqtë e mi, ç’përfaqëson Dumani? A përfaqëson ai krimin e Edi Ramës?

A nuk është ai një protagonist i shëmtuar i krimit elektoral.

Një natë, unë u thashë, ua shpjegova, një oficer i guximshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar, me bashkëpunëtorët e tij, regjistruan zyrtarë dhe qeveritarë në Kukës, teksa ndanin për qëllime elektorale 1 milionë euro.

Regjistruan zëra kriminelësh që kërkonin armë për të likuiduar kandidatin e opozitës.

Dumani i krimit fle mbi këtë dosje dhe ka fytyrë të zotohet se ne jemi të paanshëm, se ne jemi të pavarur.

Pavarësia jote është varësi fund e krye ndaj krimit dhe ti do përgjigjesh gjithë jetën tënde për këto qëndrime.

Qytetarë dhe qytetare, të dashur miq, drejtësia e paanshme, drejtësia që garanton të drejtat civile të qytetarëve është themeli i shtetit ligjor, i rendit demokratik.

Por kur drejtësia ka përfunduar në duart e krimit, është emergjencë kombëtare të rivendosim drejtësinë e vërtetë, të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e kësaj bande të rrezikshme për Shqipërinë, të rrezikshme për rajonin, të rrezikshme për aleatët tanë” u shpreh Berisha nga maja e pallatit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button