Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Basha me parti të re? Enkelejd Alibeaj: Ja si do jemi në zgjedhjet e 2025-ës

Deputeti Enkelejd Alibej ka folur rreth zhvillimeve të fundit në kampin opozitar.

Tashmë me vendim gjykata vula e Partisë Demokratike i takon grupit të demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha. Pikërisht pas marrjes së këtij vendimi, Alibeaj u largua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

I pyetur në një intervistë për Euronews Albania nëse largimi erdhi për shkak se një parti e re demokratike do të hapet për zgjedhjet e 2025 Alibeaj u përgjigj.

“Nuk është e thjeshtë dhe duhet përgjegjshmëri maksimale për të artikuluar këto ide. Pyetja e parë është a e kërkon sot, momenti politik, një lëvizje, një organizim, një formacion, a e ka publiku nevojën për të ndryshuar?

Besoj se është publike tashmë, ka një sërë të dhëna që tregon se publiku shqiptar kërkon një orë e më parë ndryshimin. Sondazhet e tregojnë, mbështetja e madhe e pakushte për SPAK-un e tregon këtë punë.

Ndaj premisat janë, por duhet parë nëse është krijuar në këto 3 vite betejë, ndonjë grup që po ngjall shpresë? Unë besoj se po. Shqiptarët duan të mbështesin një formacion ndryshe politik.

Ajo që doja t’ju thoja është kjo, sot, ajo pjesë ku unë kam qenë, bëj pjesë, ka bërë betejën e saj, është farkëtuar si ideologji, ka program, ka artikulim publik, ka argument, besoj se janë premisat për të krijuar një formacion të ri të natyrës politike. Kjo është energji e madhe e mbledhur në opozitë”,-tha Alibeaj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button