Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Bardhi sfidon Berishën pas sulmeve? Zbret në Britani, që ka shpallur Non Grata kryetarin e Partisë së tij!

Gazmend Bardhi i është përgjigjur sulmeve të qarqeve pranë Sali Berishës ndaj deputetëve të tij me një mesazh politik nga një vend që e ka shpallur Nn Grata kryetarin e partisë së tij-Britania e Madhe.

Bardhi ka postuar foto dhe tekste nga Dhoma e Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, duke i treguar Berishës diferencën e realpolitikës ndërmjet të dyve.

Postimi i Bardhit

Kënaqësi që gjatë vizitës në Parlamentin Britanik të takoheshim me deputetët Martin Vickers dhe Stephen Gethins, miq të Shqipërisë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Britania është një shëmbull i demokracisë dhe ne kemi shumë për të mësuar prej tyre.

Nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje; shteti ligjor dhe një sistem drejtësie i pavarur; si dhe shqetësimi për largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.

Deputetin Martin Vickers e falënderova edhe për mbështetjen që Partia jonë simotër e Konservatorëve Britanikë i dha Partisë Demokratike në Mbledhjen Ekzekutive të IDU për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë, që ishte një skanim realist i situatës dhe mbështetje e fuqishme për kauzat e PD, përfshirë kërkesën për krijimin e një Qeverie Kujdestare për zgjedhjet sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.

Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive tona.

Bardhi vizitë në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit

Artikuj të lidhur

Back to top button