Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Bardhi i kërkon dorëheqjen Elisa Spiropalit, Ina Zhupa: Nga sot nuk të thërras më kryetare

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar dorëheqjen Elisa Spiropali si kryetare e Kuvendit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Bardhi u shpreh se ligjvënësit demokratë u ndaluan të hyjnë në Kuvend duke i bllokuar derën me kangjella hekuri dhe forca sigurie, teksa theksoi se ky vendim ishte në kundërshtim me Kushetetutën.

“Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, I vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend

Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh.

Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige.

Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here”, tha Bardhi.

Ina Zhupa: Nga sot nuk të thërras më kryetare

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit që të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre ka përjashtuar pa asnjë rregull deputetët e PD, për të cilët gjykata vendosi rikthimin në Kuvend.

Deputetja e PD, Ina Zhupa tha se “nuk do ju drejtohemi zonja kryetare, por zonja Spiropali”.

“Nga sot nuk do ju drejtohemi zonja kryetare, por zonja Spiropali, sepse përjashtuat pa ligj dhe pa rregull deputetët e opozitës. Sa fals jeni tani edhe me vendimin e gjykatës”, tha Ina Zhupa, e cila i kërkoi Spiropalit që të dorëhiqet, madje siç tha ajo “duhet të largoheni me turp”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button