Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Atentati me 3 viktima në Shkodër, gazetari: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC

Gazetari Ferdinad Dervishi ka komentuar atentatin e djeshëm që tronditi Shkodrën, me 3 viktima dhe 1 të plagosur. Ende nuk dihet se cili ishte objektivi, Hamza Lici apo Arlind Bushati dhe mister mbetet se kush e porositi vrasjen.

Dervishi tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ se vëmendja është përqendruar tek konflikti i madh mes fisit të Bajrave dhe fisit Lici. Dervishi thotë se konflikti mes tyre ka dalë edhe në bisedat në Sky ECC dhe thekson këto ngjarje ndodhin se policia nuk monitoron grupet kriminale dhe konfliktet e mëdha mes tyre.

“Pse nuk monitorohen nga policia konfliktet e mëdha? Dihet që në Shkodër ka një konflikt të madh mes Bajrave dhe fisit Lici. E dinë i madh dhe i vogël, del në Sky ECC. Ende askush nuk i monitoron. Unë të çoj ty drejtor policie në Shkodër, dhe detyra e parë është të ruajë rendin dhe qetësinë.

Pse ndodh kjo ngjarje, a i monitorojnë këta njerëz? Ky është problemi. E para, ndërhyrja e politikës te emërimet në polici dhe ndërhyrja e krimit te emërimet në polici.

Nuk lexohet të kemi ne në Shkodër, që të ndërtohet një punë, që shteti të jetë i dukshëm dhe të jetë i frikshëm për këto grupe kriminale. Po të ishte shteti i dukshëm dhe po të shihet se nga çasti në çast është i servijuar nga policia, nuk shkon dot kollaj tek ky aktivitet”, tha Dervishi.

Edhe më të rëndë, dervishi quan vrasjen e Flutura Bashës, e cila ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë.

“Dëmi që u është bërë atyre njerëzve është shumë i rëndë. Dy njerëz të pafajshëm që shkojnë tek fëmijët e tyre, ai është lajmi dje. Ajo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur”, tha Dervishi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button