Aktualitet/LajmePolitike

Arta Dade: Meta nuk e meriton burgun! Më vjen keq për fëmijët e tij, që po përjetojnë divorcin e prindërve

Arta Dade ish-ministre e Kulturës e ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku, në Dritare TV foli për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

“Kur e kam parë videon e arrestimit të Ilir Metës më ka ardhur shumë keq. Ishte një finalizim i gjithë retorikës që është përdorur diku me vend e diku pa vend. Unë kam bashkëpunuar me të dhe kam shumë përshtypje pozitive. Nuk di të them nëse ishte një nxitim nga ana e policisë por kam pritur që të dalin filmimet që mbajnë të nxjerrin retorikën që pretendohet se ka bërë ish-presidenti.

Videoja bëri xhiron e botës, u përdor edhe nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi, i cili pretendoi se ne të njëjtën mënyrë do të trajtohen emigrantët që solli Meloni. Mendoj se kishte mënyra të tjera, kjo ishte një show që duhet t’ia kursenim Shqipërisë. E kujtoj me nostalgji se sa shumë është punuar për FRESH-in dhe sa shumë pozitivitet i dha partisë, më vjen keq. Shpresoj që SPAK të bëj punën e tij, për të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet e shqiptarëve dhe mendoj se në politikë duhet të fillojnë një frymë e re.

Mendoj se si ish-president Ilir Meta nuk duhej të dilte nga korniza. Liderët tanë rrethohen nga njerëz besnikë që nuk guxojnë t’i thonë se këtë gjë e bëre gabim pasi është në të mirën e tyre, të paktën unë kështu e kam parë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button