Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Argita Malltezi në SPAK, Minxhozi: Gjuha e saj, politike! Berisha nuk lë rast pa u marrë me gjyqtaren, tani merret edhe vajza e tij

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur këtë të enjte në SPAK, ku ka qëndruar për 30 minuta.

Kjo pasi gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar hetime të thelluara nga Prokuroria e Posaçme për akuzat publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.

Në një intervistë në “News Line”, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se gjuha e përdorur nga Argita Malltezi nuk është aspak juridike, por sipas tij është drejtuar me një gjuhë politike.

“Partizani është një çështje që përfshin edhe familjarëve të zotit Berisha, por jo personalisht Argita Malltezi. Gjuha e përdorur nga Malltezi është më shumë politike dhe jo juridike. Për çështjen në fjalë është nga ato çështje klasike.

Nëse një i tretë citon mediat duke hedhur akuza në formë pyetje, “ka thënë se unë thjesht ringrita atë që shkruajtën mediat”. Ajo ka rimarrë një artikull të medias siç bëjnë shpesh politikanë që duan të akuzojnë. Gjyqtarja ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Berisha nuk lë rast pa u marrë me gjyqtaren dhe tani edhe vajza e tij. Pra u mor vesh se gjyqtarja ka bërë një padi ndaj saj siç zonja Malltezi e tha.

Por kjo situatë tregon se e vërteta është e vështirë të dalë në shesh, pasi ka edhe manipulime, rasti në fjalë nuk është i vetmi. Pasi shumë shpesh kemi parë të vërteta dhe të pavërteta që kanë qarkulluar. Nuk na habit asgjë. Di të them se ky është një rast që do ta konsideroja edhe banal, pasi ka shumë raste të tilla të ngjashme”, ka thënë Minxhozi.

Artikuj të lidhur

Back to top button