E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Në fjalën e saj në këtë aktivitet, VanHorn tha se “jemi shumë mbështetës për angazhimin në politika jetike për përparimin dhe shkojnë në thelb të prioriteteve të SHBA, që është krijimi i kushteve të barabarta të lojës për të gjitha bizneset”.
“Kjo është diçka që e dëgjoj nga të gjitha kompanitë amerikane të interesuara të vijnë këtu dhe nga ju e amerikanët që vini këtu për turizëm apo të tillë që duan të vijnë për kompanitë e tyre”, tha VanHorn.
Ambasadorja VanHorn u shpreh se “sot kam pasur takimet me institucionet e drejtësisë. Duhet të jeni shumë krenarë për integritetin dhe pavarësinë që këto institucione të drejtësisë janë duke vepruar”.
“Ne amerikanët jemi të drejtpërdrejtë dhe duam të jemi të sinqertë. Mbeten ende sfida. Do të vijojmë të dëgjojmë shqetësim tuaja, e do të vijojmë të punojnë me dhomën amerikane në mënyrë që të ngrenë diskutimin në mënyrë efektive me zyrtarët e qeverisë.
Ka disa gjëra që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka punuar si legjislacioni për Dhomën Ekonomike, Lufta kundër Informalitetit, çështjet e pronësisë janë shumë reale, si dhe rritja e transparencës për taksapaguesit”, nënvizoi VanHorn.
Më tej VanHorn tha se “premtoj se do të punoj krah për krah me ju për të promovuar një klimë të mirë biznesi për kompanitë shqiptare dhe amerikane.
Ndërsa shikojmë drejt krijimit të kësaj klime të mirë biznesi, duhet të kemi parasysh disa prej rreziqeve të investimeve potencialisht problematike. Kjo është arsye pse ambasada mbështet fuqimisht legjislacionin e shqyrtimit të investimeve, të cilat janë në përputhje me udhëzimet e BE-së”.
“Ne besojmë që është thelbësore të shmangen investimet që nuk janë në përputhje me prioritetet shqiptare ose më keq mund të paraqesin rreziqet për sigurinë kombëtare gjatë rrugës.
Shpresoj që ju si shtylla të komunitetit të biznesit do të nxisni Shqipërinë t’i bashkohet vendeve të BE-së që kanë miratuar legjislacione për shqyrtim ose verifikimin e investimeve”, theksoi VanHorn.