Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Ambasadori Gonzato: Shqipëria është më pranë BE! Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve

Ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonzato ka deklaruar se Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian.

Gjatë një takimi me donatorët, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, diplomati evropian tha se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve.

Sipas ambasadorit Gonzato me rëndësi mbetet zbatimi i ligjeve, ndërsa theksoi se BE “e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde por edhe me ekspertizë”.

“Ambasada sikundër partnerët e BE dhe përtej BE bashkojnë përpjekjet në lidhje me reformat për zbatimin e shtetit të së drejtës.

Një vend më i sigurt thith investitorë dhe ushqen zhvillimin ekonomik. Do të flasim edhe për sfidat me të cilat përballet Shqipëria në lidhje me infiltrimin e grupeve kriminale.

Vlerësimi i rrezikut për financimin e terrorizimit dhe pastrimin e parave në 2023 Shqipërinë e identifikon si zonë me rrezik të lartë.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve nga shoqëria civile dhe aktorë privat.

Ligji për rikuperimin e aseteve të krimit po diskutohet me shërbimet përkatëse. Një zyrë për rikuperimin e aseteve që do të themelohet së shpejti.

Kyc mbetet zbatimi i ligjeve dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde por edhe me ekspertizë.

Unë kërkoj një koordinim të asistencës se donatorëve.

Përmirësimi i koordinimit të donatorëve në këtë rrugëtim kërkon edhe hapa të reja në këtë drejtim. Ky është një hap i mirë. BE do t’ju mbështesë në këtë hap, Shqipëria është më pranë BE dhe kjo është arsye pse ne jemi këtu sot”, tha ambasadori.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button