Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Altin Dumani “shkund” institucionet shtetërore: Nuk raportojnë në SPAK rastet e korrupsionit

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi këtë të enjte para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kryeprokurori ngriti një sërë problematikash që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e hetimeve, por duke cekur edhe pengesat që i bëhen Prokurorisë nga ana e institucioneve shtetërore.

Dumani tha se ka rënie të referimeve si në nivel qendror apo lokal dhe kjo vlerësohet si shumë shqetësuese për SPAK. Ai tha se kjo strukturë hetimi antikorrupsion e vetme nuk mund të përballojë luftën kundër kësaj gangrene dhe i ftoi titullarët e autoriteteve shtetërore të referojnë rastet duke ofruar një bashkëpunim të ngushtë me ta.

“Përjashtuar policinë e shtetit, institucione të tjera që edhe ata pjesë të detyrave e kompetencave të tyre kanë dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë të nivelit qëndror apo lokal nuk referojnë në SPAK veprat penale në natyrë korruptive apo vepra të tjera penale. Ky është shqetësim për SPAK. pasi SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë një funksion shtetëror. Është e nevojshme dhe domosdoshme forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e numrit të referimeve nga institucionet e tjera. Ne si strukturë, BKH apo SPAK jemi shumë të hapur e shumë bashkëpunues me të. Cilido institucion e ka konstatuar këtë. Në cështje të natyrës sensitive ne vëmë në dispozicion të gjithë mjetet teknike të rastit, por secili institucion duhet të bëjë detyrën e vet. Institucionet që kanë për detyrë edhe dhe luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të rrisin referimet për veprat penale si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera“, tha Dumani.

 

 

Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim “me funksion, ish-ministër i Shëndetësisë, ish-gjyqtar Apeli, kryetar bashkie, ish-kryeministër, ish-ministër Finance, ish-ministër Mjedisi, ish-prokuror etj”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button