Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

A ju furnizon me dokumente Belinda Balluku? Belind Këlliçi habit me përgjigjen e tij

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së në Tiranë, u pyet në një studio televizive, nëse e furnizonte me dokumentet që denonconte Kryebashkiakun e Tiranës, zv.Kryeministrja Belinda Balluku.

Këlliçi e mohoi që dokumentet që publikonte t’i ishin dhënë nga Balluku, por shtoi se “uronte që një teori të tillë, edhe pse nuk qëndron, ta besonte Kryebashkiaku Veliaj”.

Përsa i takon, padive dhe denoncimeve që Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka bërë ndaj Belinda Ballukut, Këlliçi tha se “Balluku është rivale e drejtpërdrejtë e Gazmend Bardhit në Fier ku janë të dy rivalë, si drejtues politikë”.

“Belinda Balluku është kryeministre, pasi Edi Rama është lider global tani, nuk qeveris më vendin, por merret me zgjidhjen e problemeve globale. Nuk kam asnjë lidhje me asnjë funksionar të PS aq më tepër të Qeverisë. Ajo që po bën Bardhi me Ballukun e bën se e ka rivale të drejtpërdrejtë në Fier, e inkurajoj të shtojë denoncimet”, tha Këlliçi.

Artikuj të lidhur

Back to top button