Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiRajoni

Mbyllen komunat dhe institucionet paralele serbe

Nga Bahri Cani-
Me një aksion të përbashkët të Minsitrisë së Brendshme, Policisë së Kosovë, dhe autroiteteve të tjera të vendit, sot në shumë komuna të Kosovës janë mbyllur “komunat dhe institucionet paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla bëri të ditur se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale. Sveçla tha se “ne nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”.
Menjëherë në disa media ka filluar edhe debati se “Policia ka vepruar krye në vete, pa urdhëresë të Prokurorisë, për bastisjet në dhjetë komuna mëngjesin e sotëm.”. Disa njoftojnë madje se “Prokuroria e ka refuzuar kërkesën e policisë për këtë aksion” dhe se “kjo nuk është hera e parë që pushteti e përdor policinë për poena politik.”
Por kam një përshtypje, që në këto kohëra çdogjëje i vjen era zgjedhje. Personalisht mendoj se shuarja e paralelizmave është deifnitivisht në rregull, e dilema mbetet
gjithmonë: Me koordinim apo pa koordinim?!

Artikuj të lidhur

Back to top button