Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Zgjedhjet e 11 majit – Diaspora interes për të votuar, rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani

Nisja zyrtare e regjistrimeve të emigrantëve shqiptarë prej 11 Janarit në KQZ po njeh interes të lartë nga ora në orë.

Në tre ditët e para ka një ritëm mesatar prej rreth 3 mijë regjistrimesh në ditë. Momentalisht ky numër ka shkuar në 8727 aplikime (ora 12:00 e 13 Janar).

Vijojnë të kryesojnë emigrantët shqiptarë në Itali me mbi 2 mijë regjistrime, pastaj Greqia me mbi 1200 dhe më tej ata në Gjermani, Angli, SHBA dhe vendet e tjera.

Vihet re se ditën e sotme është rritur ndjeshëm numri i aplikimeve nga diaspora në Greqi.

Deri ditën e djeshme ishin regjistruar rreth 7 mijë persona dhe deri tani janë miratuar rreth 1 mijë prej tyre, ndërsa vazhdon puna nga staf i KQZ-së që punon me 3 turne për t’iu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Nga shifrat vihet re se pjesa dërrmuese, gati 73% janë burra. 62 % i takojnë grupmoshës 25-45 vjeç, ndërsa ka pak interes nga emigrantë të moshave të reja, ose të fashës së pensionistëve.

Kujtojmë se aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

Artikuj të lidhur

Back to top button