Aktualitet/LajmeKulture

MUZEU “I PËRQËNDRIMIT”/ Pjesë e fushatës për përmirësimin e shëndetit mendor! “Dhoma për të marrë frymë”, vetëm 3 piktura në të

Meditimi apo reflektimi me vetveten është një moment që shumë pak prej nesh e praktikojnë për shkak të ngarkesave të jetës së përditshme. Por nuk duhet evituar për të mirën të shëndetit tonë mendor ndaj psikologët kanë krijuar një hapësirë të veçantë në muze për të punuar me ketë.

Meditimi apo reflektimi me vetveten është një moment që shumë pak prej nesh e praktikojnë për shkak të ngarkesave të jetës së përditshme. Por nuk duhet evituar për të mirën të shëndetit tonë mendor ndaj psikologët kanë krijuar një hapësirë të veçantë në muze për të punuar me ketë.

Kjo dhomë e qetë me vetëm tre piktura po synon të rikuperojë aftësinë për t’u përqendruar.

Si një eksperiment në një galeri arti në Mançester, quhet ndryshe “Dhoma për të marrë frymë”, një vend ku mund të rifitoni fokusin tuaj.

Nënkuptimi është se akti i ngadalësimit dhe gjetjes së kohës për t’u përqendruar ju lejon të shihni bukurinë dhe aspektet interesante të diçkaje që përgjithësisht do ta kishit evituar pa jua tërhequr vëmendjen.

Është e gjitha pjesë e fushatës Mindful Museum të udhëhequr nga konsulentja Louise Thompson në bashkëpunim me shumë psikologë.

Pikëpamja e saj është se një muze apo galeri arti nuk është vetëm një vend për të ruajtur dhe ekspozuar sende, por një hapësirë publike ku mund të përmirësoni shëndetin tuaj mendor.

“Muzetë janë vende ku brendësia njerëzore lulëzon në shumë mënyra”, shpjegon ajo.

Gjëja tjetër që ndodh në muze dhe galeri, thotë ajo, është që ne memorizojmë objektet dhe koleksionet.

Ky akt ka të bëjë me konceptin e përqëndrimit në të tashmen- një gur themeli i meditimit të ndërgjegjes.

Njerëzit ndjejnë më pak stres këtu. Gjuha e trupit të tyre është paksa e tensionuar kur hyjnë për herë të parë, por pas 10-15 minutash, ata ndryshojnë fizikisht. Trupat e tyre janë më të lirshëm, dhe nisin të flasin me personin pranë tyre, thotë Thompson.

Nuk ka nevojë të dini asgjë për artin figurativ për të marrë pjesë; ka të bëjë me vëmendjen ndaj asaj që mund të shihni përpara jush.

Artikuj të lidhur

Back to top button